‘Zgjedhje të lira dhe të ndershme’/ Propozimi dypartiak i ligjit për Serbinë dërgohet në Senatin amerikan

‘Zgjedhje të lira dhe të ndershme’/ Propozimi dypartiak i ligjit për Serbinë dërgohet në Senatin amerikan

Një propozim dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili lidhet me mbështetjen për sundimin e ligjit, punën e pavarur të institucioneve dhe përcaktimin e përgjegjësisë, i është dërguar të premten Senatit amerikan për shqyrtim. Propozimin e kanë paraqitur së bashku dy senatorë, republikani Chuck Grassley dhe demokrati Richard Blumenthal. Në uebfaqen e Senatit thuhet se propozimi i ligjit është dorëzuar në procedurë, ndërsa vetë teksti ende nuk është publikuar. Para se një ligj të mund të miratohet nga Kongresi, ai duhet të kalojë paraprakisht si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Çfarë i parapriu këtij propozimi? Në fund të gushtit, propozimin për ligjit në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit e paraqitën kongresistët, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating. “U jam mirënjohës...