Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, çfarë fshihet pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, çfarë fshihet pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës është vënë në pikëpyetje pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së përbashkët të Bekim Sejdiut. Pavarësisht qëndrimit kundër të deputetëve, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja me partinë e Lumir Abdixhikut mbetet në fuqi. Megjithatë, sipas hulumtueses Donika Emini, konfigurimi aktual politik nuk është i mjaftueshëm për të siguruar mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e presidentit. Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur Sejdiun tregon se marrëveshja aktuale nuk siguron numrin e nevojshëm të deputetëve për...