Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e Kosovës
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të, me synimin për të përmbyllur procesin e konstituimit të institucionit më të lartë ligjvënës. Deputetët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Për pesë pozitat e nënkryetarëve tashmë janë bërë propozimet nga subjektet politike dhe komunitetet joshumicë. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën. Nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiqin, ndërsa për komunitetet e tjera joshumicë është propozuar Emilia Rexhepi. Në vazhdimin e seancës të mbajtur të mërkurën, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62...
Burimi:
vizionplus.tv