“Zgjasin deri në 2 javë, simptomat rikthehen”, mjekët: Po qarkullojnë COVID, viroza dhe infeksione të tjera

“Zgjasin deri në 2 javë, simptomat rikthehen”, mjekët: Po qarkullojnë COVID, viroza dhe infeksione të tjera

Menduat se e latë pas virozën? Temperatura rikthehet, kolla vazhdon dhe lodhja nuk largohet. Në këtë fillim sezoni, mjekët raportojnë shtim të rasteve me viroza të ndryshme, përfshirë edhe COVID-in, por thonë se kjo është e pritshme për periudhën. Ajo që po vihet re në shumë është kohëzgjatja e simptomave. “Janë viroza të kombinuara. Virozat që prekin, afektojnë rrugët e sipërme respiratore, qoftë katarret e thjeshta, mund të kenë qenë raste të dyshuara për COVID, jo të vërtetuara në ekzaminime laboratorike. Ajo që vëmë re është kohëzgjatja. Kemi një kohëzgjatje të shenjave deri në dy javë”, tha Bruna Shiroka – Drejtore, QSH. 3. Format e rënda, thotë Dr. Bruna Shiroka, zgjasin pak, 5-7 ditë, për shkak të ndërhyrjes që bën mjeku nga klinika e rëndë....