
11 Maji/ Chris LaCivita: Zgjedhjet mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
TIRANË- Drejtori i fushatës zgjedhore i Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare, Chris LaCivita është shpprehur se zgjedhjet e 11 majit mund të jenë si pikëmbështetje pro-amerikane në Evropë. LaCivita komentoi në rrjetet sociale një artikull të publikuar nga media amerikane “The Federalst”, duke i cilësuar këto zgjedhje si të mbështetura nga SHBA.
“Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë”, shkruan LaCivita.
Postimi
Chris LaCivita do të drejtojë fushatën zgjedhore të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, ai ka ndërtuar një karrierë të shquar që përfshin mbi tre dekada në politikën e Partisë Republikane.
Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit Rand Paul në 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson në 2022. Para se të hynte në politikë, LaCivita shërbeu në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku u ngrit në gradën e Rreshterit, pa luftime gjatë Luftës së Parë të Gjirit dhe mori një “Purple Heart”. Zemra e Purpurt (PH) është një dekoratë ushtarake e Shteteve të Bashkuara që jepet në emër të presidentit për të plagosurit ose vrarë gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane./ZËRI
Burimi