Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për Reuters, në të cilën ka shprehur synimin e Ukrainës për të intensifikuar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në përgjigje të fazës së re të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës ukrainase. Në të njëjtën kohë, Zelensky ka kritikuar sërish presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se është humbje kohe përpjekja për të hyrë në negociata me të. “Unë besoj se Shtetet e Bashkuara duan vërtet ta ndalojnë luftën e Rusisë. Unë u besoj atyre. Nga ana tjetër, e kuptoj se është e vështirë të ndalosh dikë që është i fortë dhe nuk dëshiron të ndalet. Kjo është arsyeja pse kërkohen kompromise me Rusinë. Megjithatë, mendoj se po humbasim kohë nëse përpiqemi të luajmë lojën e kompromiseve...
Burimi:
javanews.al