Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për përgatitjen e një sulmi të ri rus ndaj Ukrainës, i cili mund të ketë në shënjestër objektet energjetike, urat mbi lumin Dnieper dhe infrastrukturën tjetër civile. Duke iu referuar informacioneve të siguruara nga shërbimet e inteligjencës, Zelensky tha se Kievi është në dijeni të planeve për një valë të re sulmesh dhe se Forcat Ajrore dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës po përgatiten për t’u përballur me kërcënimin. “Tani kemi informacion nga shërbimet e inteligjencës se po përgatitet një sulm i ri, që synon sektorin tonë të energjisë, urat mbi lumin Dnieper dhe infrastrukturën civile”, deklaroi presidenti ukrainas. Përballë këtij kërcënimi, Zelensky ka përsëritur thirrjen ndaj aleatëve perëndimorë për të përshpejtuar dërgesat e raketave interceptuese për sistemet e...
Burimi:
javanews.al