Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua sot me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë punimeve të samitit të parë të “Tetëshes së Karpateve” të mbajtur në Ukrainën perëndimore. Permes një deklarate në platformën X, kreu i shtetit ukrainas vlerësoi pjesëmarrjen e Serbisë në këtë strukturë të re bashkëpunimi, duke theksuar se fokusi kryesor mbetet zhvillimi i mundësive ekonomike dhe i sigurisë për vendet e rajonit. Të dy udhëheqësit shqyrtuan ecurinë e marrëveshjeve dypalëshe të arritura gjatë vizitës zyrtare të Zelensky-t në Beograd në fillim të muajit gusht. Gjithashtu, bisedimet u fokusuan te proceset e integrimit evropian të të dyja vendeve, situata e sigurisë përballe sulmeve ruse, si dhe dërgimi i ndihmave humanitare nga Serbia drejt Ukrainës. Pjesë e këtij samiti është edhe Forumi...
Burimi:
javanews.al