Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

Në emisionin “3D” me gazetarin Alban Dudushi në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), vëmendja e diskutimit u përqendrua te nisja e misionit diplomatik të ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Analisti Fitim Zekthi dha një vlerësim për javët e para të punës së kryediplomatit amerikan, duke nëvizuar profilit e tij serioz dhe mbrojtjen e linjës zyrtare të Uashingtonit për rajonin. Sipas Zekthit, qasja e ambasadorit po shfaqet përmes një distancimi nga klasa politike dhe një përqendrimi te çështjet kritike të sigurisë kombëtare. “Mendoj që do të kemi një ambasador shumë të rëndësishëm. Këtë mendoj edhe ai po e dëshmon këtë javën e parë, këto 10 ditët e para, që është një njeri shumë serioz dhe po ruan në mënyrë shumë të kujdesshme, gati...