Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi sot në ditën e ndarjes nga jeta Zef Krispin (Giuseppe Crispi), peshkopin, helenistin dhe profesorin e Universitetit të Palermos, një ndër studiuesit arbëreshë që në shekullin XIX iu kushtuan gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare. Zef Krispi lindi në vitin 1781 në Pallaci Adriano (Palazzo Adriano) të Siçilisë dhe i përkiste njërit prej komuniteteve më të njohura arbëreshe. Ai njihet si një nga figurat kryesore të komunitetit arbëresh në Siçili dhe një nga studiuesit më të hershëm që theksoi lashtësinë e gjuhës shqipe. Duke marrë tezat e Conrad Malte-Brun, sipas Krispit, shqipja ishte e lidhur ngushtë me gjuhët pellazge, maqedonase dhe proto-eoliane. Ai e konsideroi shqipen si paraardhëse të greqishtes, një gjuhë e cila sipas Krispit do të kishte humbur...