ZBULOHET DATA/ JA KUR MBYLLET KAPITULLI I 20 ME BE-NE, RAMA DREJT BRUKSELIT
Shqipëria pritet të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Data 13 tetor po diskutohet në Bruksel për zhvillimin e mbledhjes së radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Burime diplomatike nga Komisioni Evropian, të cituara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, bëjnë me dije se në këtë takim Shqipëria pritet të mbyllë përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave. Bëhet fjalë për Kapitullin 20, “Politika e ndërmarrjeve dhe industrisë”, që lidhet me zhvillimin e biznesit, konkurrueshmërinë dhe politikat industriale. Sipas të njëjtave burime, nëse data konfirmohet, 13 tetori mund të shënojë një tjetër “super të martë” për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën ditë, Mali i Zi pritet të jetë përballë mbylljes së tre kapitujve....
Burimi:
ntv.al