ZBULOHET BISEDA/ Çfarë i tha Vlora Hyseni SPAK 3 ditë para arrestimit?
Tre ditë përpara se Gjykata e Posaçme të caktonte në mungesë masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ajo rezulton të jetë marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Sipas burimeve jozyrtare të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Hyseni është pyetur në cilësinë e deklarueses dhe gjatë dëshmisë ka pranuar se kishte pasur komunikime të vazhdueshme me biznesmenin Ergys Agasi. Sipas të njëjtave burime, Hyseni e ka konsideruar Agasin si bashkëpunëtor të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ka deklaruar se i kishte ofruar bashkëpunim. Por, sipas prokurorëve, komunikimi mes të dyve ka vijuar edhe gjatë periudhës kur Agasi ishte në kërkim. Kontakti dyshohet se është zhvilluar përmes aplikacionit Signal, ndërsa nga përmbajtja e komunikimeve hetuesit kanë evidentuar një marrëdhënie të...
Burimi:
ntv.al