Zbulimi i rrallë pranë Koloseut, Roma hap kompleksin monumental me afreske dhe mozaikë romakë

Zbulimi i rrallë pranë Koloseut, Roma hap kompleksin monumental me afreske dhe mozaikë romakë

Roma ka hapur për publikun një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të viteve të fundit: një kompleks monumental me afreske dhe mozaikë të epokës romake, i fshehur për shekuj nën tokë pranë Koloseut. Veprat ndodhen në kodrën Oppian, ku është inauguruar një muze i ri që përfshin “Qytetin e Pikturuar” dhe “Mozaikun e Madh”. Të dyja datojnë nga shekulli i I-rë pas Krishtit dhe u zbuluan gjatë gërmimeve në vitet 1990.Mozaiku monumental, rreth 15 metra i lartë, paraqet kolona, elemente arkitekturore dhe figura të organizuara në katër nivele. Në pjesën e sipërme shfaqen skena me njerëz, ndërsa në pjesën e poshtme paraqitet nga lart struktura e një qyteti portual. Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, i cilësoi veprat “unike në botë”, si për bukurinë artistike, ashtu edhe...