Zbulime të tjera tronditëse për Epstein, denoncimi i grave për skandalin: Kishte foto tonat lakuriq kur ishim fëmijë!

Zbulime të tjera tronditëse për Epstein, denoncimi i grave për skandalin: Kishte foto tonat lakuriq kur ishim fëmijë!

Dy gra kanë ngritur padi kundër Jeffrey Epstein, duke pretenduar se fotot e tyre si fëmijë u gjetën në koleksionin e ish-financierit të dënuar për krime seksuale. Padia e dorëzuar në gjykatën federale të Manhattenit kërkon rreth 6 milionë dollarë në emër të më shumë se 40 individëve. Disa prej tyre ishin pjesë e “librit të modelimit” të Epstein, një përmbledhje me imazhe të seksualizuara të të miturve, e konfiskuar nga hetuesit federalë në vitin 2019 në banesën e tij në Nju Jork. Çështja gjyqësore është ngritur kundër Darren Indyke dhe Richard Kahn, përkatësisht ish-avokatit dhe ish-kontabilistit të Epstein, të cilët menaxhojnë pasurinë e tij. Një nga paditëset, e identifikuar si Jane Doe, deklaron se Epstein i ka vjedhur foto pjesërisht të zhveshura kur ajo...