Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht 2026. Në kuadër të operacionit “Midsummer” janë identifikuar dy persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e vjedhjeve. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa policia vijon punën për kapjen e të dyshuarit tjetër. Në pranga ka rënë shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë pas vjedhjes së një telefoni celular. Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto raste. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme (në 6 raste raste, vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh...