Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit të gurit në Gjirokastër thonë se të rinjtë nuk kanë interes

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit të gurit në Gjirokastër thonë se të rinjtë nuk kanë interes

Ky është Ziver Shehu, me profesion gurgdhëndës në qytetin e Gjirokastrës. Edhe pse tani po arrin një moshë të thyer, ai sërish nuk heq dorë nga zanati, pasi sipas tij një qytet i ndërtuar me gurë do të ketë gjithmonë nevojë për shumë zanatçinj si ai. “Si zanat është tërheqës, ne punojmë më qejf edhe në këtë moshë. Është qyteti i vetëm që fillon me gurë dhe mbaron me gurë. Por është larguar rinia nga ky zanat, mirë është ta mësojnë, se sot ka vajtur puna me listë. E ka të domosdoshme Gjirokastra, pa ustallarë nuk bëhet”, thotë Shehu. Në qytetin e Gjirokastrës zanatet dhe zejet tradicionale po shkojnë drejt harresës ndërsa interesimi i të rinjve është gjithmonë e më i pakët. Ashtu si Ziveri,...