Yllka Sheqiri nominohet për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi

Yllka Sheqiri nominohet për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi

Yllka Sheqiri, me prejardhje nga Kosova, udhëheqëse e Qendrës së Njohurive MiM (MiM Kunskapscentrum) dhe themeluese e Fempower, është nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” (Flickapriset 2026), që ndahet nga Plan International Suedi (Plan International Sverige). Ky çmim u jepet personave ose organizatave që angazhohen në mënyrë të veçantë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të vajzave. Nominimi i Sheqirit vjen si vlerësim për punën e saj në fuqizimin dhe mbështetjen e vajzave të reja. Vitin e kaluar, Sheqiri ishte përzgjedhur gjithashtu si finaliste për “Çmimin e Modelit për Diversitet” (Fannys Förebildspris), duke u vlerësuar për angazhimin e saj në shoqërinë suedeze. Ambasada e Republikës së Kosovës në Suedi e ka përgëzuar Yllka Sheqirin për këtë nominim dhe për kontributin e saj në fuqizimin...