Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvillojnë sot bisedime në Uashington, në një përpjekje për të bërë përparim në luftën tregtare mes dy vendeve. Takimi i tyre i fundit, në maj në Pekin, nuk prodhoi rezultate konkrete. Sipas Miko Huotarit, drejtor i institutit gjerman MERICS, si Pekini ashtu edhe Uashingtoni po veprojnë me bindjen se rivaliteti mes tyre do të jetë afatgjatë. Për këtë arsye, të dyja palët kanë nevojë për kohë dhe situata aktuale përshkruhet si një “ngërç strategjik”. Një marrëveshje mund t’i shërbente edhe interesave të Partisë Republikane përpara zgjedhjeve të Kongresit në nëntor, por mbetet e pasigurt nëse do të arrihet një rezultat konkret. Një nga çështjet kryesore të rivalitetit SHBA-Kinë është inteligjenca artificiale. SHBA-ja ka kufizuar eksportin e...