Xhixha shënon supergol, Partizani përgjigjet me Himallarin. “Paqe” në pjesën e parë të derbit të kryeqytetit (video)

Xhixha shënon supergol, Partizani përgjigjet me Himallarin. “Paqe” në pjesën e parë të derbit të kryeqytetit (video)

11 Tetor 2026 19:20 Telesport Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1, në “Air Albania”. Tirana e nisi mjaft mirë derbin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 7-të, me Redon Xhixhën, i cili shënoi një goli spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën, nga distanca. SHIKOGOLIN Në minutën e 13-të, Altin Aliu provon të barazojë shfirat me një supergol, por goditja e tij me hark përplaset në shtyllë. Në minutën e 36-të, Partizani do të barazonte shifrat me Elson Himallarin, pas një kombinimi fantastik me Xhuljano Skukën. SHIKOGOLIN Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në sfidën tjetër, Vllaznia e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Dinamos, në “Loro Boriçi”....