Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, pamjet nga automjeti ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi
automjeti ku ndodhej Viktor Bardhi MIRDITË-Automjeti në foto është makina ku u gjet i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi. Xhami para i mjetit Benz shihet i dëmtuar rëndë nga plumbat që janë lëshuar drejt tij. Bardhi është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme, teksa udhëtonte ndërsa pas atentatit makina është përplasur me barrierat e urës. Vrasja u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas. Viktor Bradhi, 65 vjeç është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, ku përplasja mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite.
Burimi:
zeri.ai