Wolff: Rezultatet e fundit nuk i garantojnë titujt, në garën e Madrid patëm fat me Kimi
Mercedes hyn në garën e Baku si favorit i qartë, pjesërisht falë Kimi Antonelli, i cili e balancon në mënyrë të përsosur agresivitetin me menaxhimin e garës, siç e dëshmojnë fitoret e tij të fundit në Monza dhe Madrid. Megjithatë, diferenca e krijuar së fundmi në renditje nuk duhet ta bëjë pilotin nga Bolonja të vetëkënaqet. Kështu mendon Toto Wolff, i cili këmbëngul se askush në Brackley nuk fle mbi dafina. “Dy fundjavat e fundit të garave kanë sjellë rezultate të mira, por ato nuk e ndryshojnë vlerësimin tonë për pozicionin në kampionat. Ka disa ekipe të afta të luftojnë për kreun në çdo fundjavë”, tha Wolff. “Ndonëse performuam mirë në Madrid, duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se përfituam edhe nga rrethana të favorshme...
Burimi:
telesport.al