Wolff: Me Russell gabuam dhe e zhgënjyem me makinën, ky është moment i vështirë për të
Ndërsa në njërën anë të garazhit të Mercedes festohet për titullin kampion të Kimi Antonelli, në kahun tjetër ka trishtim. Britaniku George Russell, që e nisi sezonin me pritshmëri të mëdha, ka mbetur i zhgënjyer. Shefi i Mercedes, Toto Wolff, foli hapur rreth sezonit të vështirë të pilotit të tij, duke pranuar se edhe skuadra ka patur gabime ndaj britanikut. Duke nisur nga gara e fundit në Meksikë “Në Meksikë e zhgënjyem plotësisht, edhe një herë tjetër… Besojmë se ai ishte në garë për fitoren, por humbja e fuqisë ia prishi garën. Duhte të marrim përsipër përgjegjësitë tona”, tha ai. Më tej, drejtuesi i Mercedes shtoi: “Ne kemi dy pilotë, jo vetëm një. Makina thjesht nuk funksionoi për George këtë vit dhe ngjarje të pafat...
Burimi:
telesport.al