“Wicker”, një përrallë moderne për dashurinë dhe normat shoqërore
Ajo që nisi si një histori e pazakontë dashurie në një fshat mesjetar, është shndërruar në një prej fenomeneve më të komentuara të kinemasë së këtij viti. Filmi “Wicker”, me aktorët Olivia Colman dhe Alexander Skarsgård, ka nxitur një valë memesh, shakash dhe reagimesh në rrjetet sociale, shumë përpara se të mbërrijë në kinematë britanike. E cilësuar si një prej komedive romantike më të çuditshme të vitit 2026, vepra ka tërhequr vëmendjen për idenë e saj të pazakontë dhe, veçanërisht, për figurën e bashkëshortit të krijuar tërësisht nga thurjet e thuprave. Në premierën e filmit gjatë Festivalit të Filmit në Londër, Colman pranoi se reagimi i publikut e kishte befasuar. “Jo, vërtet, kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë me ndonjë prej gjërave që...
Burimi:
kultplus.com