Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Ambasada amerikane njoftoi përmes një publikimi në Facebook dorëzimin e letrave kredenciale nga ambasadori Eric Wendt te Presidenti Bajram Begaj, duke shënuar kështu nisjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri. “Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, thuhet në mesazh, pwrcjell A2 CNN. Pa kaluar 24 orë nga mbërritja në Rinas, paraditen e së shtunës, Wendt mbërriti te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të shtunën...