Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti më 25 ose 26 shtator, duke thënë se nuk dëshiron të hyjë në fushatën për zgjedhjet parlamentare si president i vendit, por si “qytetar i zakonshëm”. Vuçiç tha se vendimi nuk lidhet me një detyrim ligjor, por me një zgjedhje personale. Sipas tij, menjëherë pas kthimit nga Nju Jorku, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të largohet nga posti dhe do t’i bashkohet fushatës elektorale “Nuk dua të bëj fushatë si President i Republikës. Dua të jem i pari që hyn në garë si një qytetar i zakonshëm”, u shpreh ai, duke shtuar se muajin e fundit të fushatës do të udhëtojë nëpër Serbi me makinën...