Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)
Kosova ishte në qendër të fjalimit që presidenti serb mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Aleksandër Vuçiç tha se rendi ndërkombëtar është shembur, por Beogradi do të vazhdojë të mbrojë integritetin e vet territorial, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ai kritikoi vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i akuzuar se kanë shkelur parimet e Kartës së OKB-së dhe se kanë zbatuar standarde të dyfishta për çështjen e integritetit territorial, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj 107 vendeve të tjera që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë. “Ne e dimë që shumë nga këto vende janë ekspozuar ndaj presionit dhe e dimë që mbajtja e një qëndrimi parimor është ndonjëherë shumë më e...
Burimi:
javanews.al