Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndryshuar qëndrimin e tij për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërsa rreth dy javë më parë deklaronte se Thaçi pritej të lirohej nga akuzat kryesore, Vuçiç tha se gjatë vizitës së fundit në Paris ka marrë sinjale të ndryshme nga disa liderë evropianë dhe botërorë dhe se tashmë pret mundësinë që ai të dënohet rëndë. “Para 15 ditësh mora informacion se ai do të dënohej me një masë që mbulon kohën e paraburgimit. Tani, kur isha në Paris dhe bisedova me disa liderë evropianë e botërorë, mora disa sinjale të ndryshme. Pas katër ditësh do të shohim se kush ka të drejtë”, deklaroi Vuçiç. Presidenti serb komentoi gjithashtu protestat e së shtunës...