Vuçiç largohet nga Presidenca, por synon të rikthehet si Kryeministër i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se më 27 shtator 2026 do të japë dorëheqjen nga posti që mban prej vitit 2017. Gjatë një interviste për televizionin “Pink”, Vuçiç deklaroi se mbrëmjen e 27 shtatorit do t’u drejtohet qytetarëve serbë për t’i falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë viteve të tij në detyrë. “Dua t’ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’i falënderoj për mbështetjen”, deklaroi ai. Vuçiç tha se i ka shërbyer Serbisë dhe qytetarëve të saj me përkushtim, duke nënvizuar se është presidenti që ka qëndruar më gjatë në këtë detyrë që prej vendosjes së sistemit shumëpartiak. Dorëheqja, megjithatë, nuk pritet të shënojë largimin e...
Burimi:
kohajone.com