Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dhe të garojë për kryeministër!
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit, Aleksandër Vuçiç, kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një procedurë që i paraprin shpalljes së zgjedhjeve parlamentare. Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin me propozim të arsyetuar të Qeverisë. Në të njëjtën kohë me shpërndarjen e Kuvendit, presidenti i vendit shpall zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të përfundojnë jo më vonë se 60 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Kuvendi i shpërndarë mund të kryejë vetëm punë të rregullta ose të ngutshme, të përcaktuara me ligj. Zgjedhjet parlamentare ishin paralajmëruar më herët nga presidenti Vuçiç, i cili kishte thënë se ato do të mbaheshin më 18 ose 25 tetor. Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që...
Burimi:
javanews.al