Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës Shin Bet dhe strukturat elitare të policisë izraelite, kanë eliminuar përmes një sulmi të shënjestruar me dron në Kampin e Refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore operativin e armatosur Saher Nidal Latfi Sakr. I njohur si pjesë e strukturave xhihadiste, Sakr u identifikua si drejtuesi i motoçikletës me të cilën u rrëmbye më 7 tetor 2023 reja Noa Argamani nga festivali muzikor Nova.Imazhet e rrëmbimit të saj, ku ajo bërtiste nga tmerri ndërsa ndahej nga i dashuri i saj Avinatan Or, u shndërruan në një nga simbolet më prekëse dhe vizuale të masakrës së atij mëngjesi. Historia e pengjeve dhe lirimi i tyre Noa Argamani u shpëtua tetë muaj pas rrëmbimit, gjatë një operacioni...
Burimi:
javanews.al