“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë
Një incident me një dron rus ka rikthyer në qendër të vëmendjes dobësinë e mbrojtjes ajrore të Moldavisë dhe rrezikun që paraqet për krahun lindor të Europës. Një avion pa pilot i nisur nga Krimea hyri në hapësirën ajrore moldave, fluturoi mbi kryeqytetin Kishinau dhe më pas u drejtua drejt Rumanisë, vend anëtar i NATO-s. Sipas raportimit, avionët luftarakë spanjollë të NATO-s u ngritën nga baza e Konstancës për ta interceptuar, por droni ndryshoi drejtim përpara se të kapej. Incidenti mori një rëndësi të veçantë pasi ndodhi në kohën kur në Kishinau pritej mbërritja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Avioni me të cilin udhëtonte Zelensky u detyrua të qëndronte në pistë deri në përfundimin e alarmit. Kremlini mohoi se presidenti ukrainas ishte vënë në rrezik....
Burimi:
javanews.al