Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian
Prokuroria italiane në Padova ka kërkuar 24 vite burg për Moreno Violetton, 45 vjeç, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Fatos Cenaj, 59 vjeç, ish-punonjës sigurie, i cili u ekzekutua me armë zjarri në qershor të vitit 2025 në Fontaniva, në provincën e Padovës. Kërkesa për dënimin u paraqit të hënën, më 9 nëntor 2026, nga prokurorja Maria Ignazia D’Arpa. Violetto, i cili ka pranuar autorësinë e krimit, akuzohet për vrasje me dashje. Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 8 qershor 2025, kur Fatos Cenaj u qëllua me armë në kokë, ndërsa po udhëtonte me biçikletë. Nga rindërtimi i ngjarjes prej hetuesve të Karabinierëve, dyshohet se autori e qëlloi shqiptarin nga një distancë e afërt. Shkak për krimin dyshohet të kenë qenë konfliktet e vazhdueshme mes...
Burimi:
javanews.al