Vrau me thikë 22-vjeçarin shqiptar, shkak dyshohet një koment ndaj partneres së autorit

Vrau me thikë 22-vjeçarin shqiptar, shkak dyshohet një koment ndaj partneres së autorit

Detaje të reja janë zbardhur në gjyqin për vrasjen e 22-vjeçarit Lorik Abazi, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër në jug të Londrës. Sipas prokurorisë, përplasja fatale mund të ketë nisur pas një komenti për pamjen e partneres së të akuzuarit. Ngjarja ndodhi në orët e para të 15 shkurtit 2026, në parkimin e Valley Retail Park, në Croydon. Abazi u dërgua në spitalin universitar të Croydon, ku ndërroi jetë në orën 02:01. Gjatë seancës në gjykatën Old Bailey, prokurori Anthony Orchard KC tha se Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në sallën e bowlingut Tenpin Croydon. Në të njëjtin ambient ndodheshin edhe Ellis Anim-Annor, 29 vjeç, dhe partnerja e tij, Ines Bernado....