Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në një festë techno në qytetin Aarau të Zvicrës, ku një 22-vjeçare italiane humbi jetën dhe pesë persona të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në pistën e garave të kuajve në Schachen, ku ishte organizuar një rave techno me rreth 3,500 pjesëmarrës të pritshëm. Policia mori njoftimin e parë për të shtëna rreth orës 02:30 me kohën lokale. Viktima është identifikuar si 22-vjeçarja italiane Maria Spinelli. Ajo u qëllua për vdekje dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Pesë persona të tjerë, katër burra dhe një grua, të moshave 24 deri në 27 vjeç, u dërguan në spital për trajtim. Sipas autoriteteve, plagët e tyre varionin nga të lehta deri në...