Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bëra nga nervat! Avokatja: Çifti ishte në proces divorci

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bëra nga nervat! Avokatja: Çifti ishte në proces divorci

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 44-vjeçares shqiptare Esma Meço, e cila u vra  me thikë një ditë më parë nga bashkëshorti i saj. 44-vjeçarja me origjinë nga Gramshi u qëllua për vdekje me thikë në zonën e e qafës nga burri i saj 53-vjeçar Bujar Meço. Sipas mediave greke ajo ishte viktimë e dhunës në familje për shumë vite. Në këto rrethana, mësohet se Esma kishte vendosur të ndahej dhe kishte caktuar një takim me avokatin e saj, i cili do të zhvillohej ditën e sotme nëse gjërat nuk do të përmbylleshin në mënyrë tragjike. Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, bëhet me dije se kanë dalë detaje nga ekzaminimi mjeko-ligjor, i cili ka konfirmuar se Esma vdiq...