Vrau gruan dhe vëllanë e saj, detaje nga ngjarja e rëndë në Gjilan, 30-vjeçarja me 8 plumba në trup

Vrau gruan dhe vëllanë e saj, detaje nga ngjarja e rëndë në Gjilan, 30-vjeçarja me 8 plumba në trup

I dyshuari për vrasjen e një 30-vjeçareje dhe vëllait të saj në fshatin Livoç i Ulët, në Gjilan, është vetëdorëzuar në polici pak minuta pas ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, personi i tretë i plagosur, i cili sipas informacioneve është xhaxhai i gruas, ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Detaje të reja janë bërë publike nga policia dhe mjekët për ngjarjen e ndodhur të premten. Sipas mjekut Suat Haliti, 30-vjeçarja që humbi jetën kishte tetë plagë nga arma e zjarrit në trup. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, bëri të ditur se policia u njoftua për të shtënat rreth orës 14:25. Njësitet policore mbërritën me urgjencë në vendngjarje, ku konstatuan se dy persona...