Vrau Arlinda Zekaj, arrestohet pas tre ditësh në arrati Albert Sylaj
Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekaj, policia ka arrestuar Albert Sylajn, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sylaj u arrestua pas një aksioni policor në zonën malore të Becit të Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas disa ditësh në arrati. Në operacionin për kapjen e tij morën pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT. Rasti kishte ndodhur të dielën mbrëma, më 25 tetor, kur Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, me sëpatë, pak minuta pasi ishte kthyer nga stacioni policor. Pas ngjarjes, Sylaj ishte larguar dhe Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim. Gjatë...
Burimi:
ntv.al