Vrau 36-vjeçarin në Dibër në 2018, arrestohet në Itali Vanxhel Balla
foto ilustruese ITALI-Vangjel Balla, 28 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është në Bolzano të Italisë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Balla rezulton i dënuar për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg. 28-vjeçarit i kanë mbetur edhe 9 vite burg për të kryer. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2018, ku Vangjel Balla së bashku me vëllain e tij Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras vranë me thikë Idajet Zogun 36 vjeç. Konflikti nisi për motive banale dhe u pasua me vrasje në lokal. Njoftimi i policisë: Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin...
Burimi:
zeri.ai