Vrasja për hakmarrje te ‘Kodra e Diellit’, 35 vite burg për autorin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për shtetasin Vladimir Kola, i akuzuar për vrasjen me paramendim të shtetasit Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Sipas organit të akuzës, vrasja është kryer për motive hakmarrjeje, për shkak të një konflikti të mëparshëm që autori kishte pasur me vëllain e viktimës. Në përfundim të hetimeve për procedimin penal të nisur në vitin 2022, Prokuroria ka kërkuar gjithashtu dënime me burg për katër persona të tjerë, të akuzuar për moskallëzim të krimit, përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas hetimeve, Kola kishte pasur vite më parë një konflikt me vëllain e viktimës, R.S., ndërsa familjarët e tij pretendonin se ky i fundit...
Burimi:
syri.net