Vrasja e Ylber Lulit në Shkodër, ‘arrest me burg’ për Andri Vulajn

Vrasja e Ylber Lulit në Shkodër, ‘arrest me burg’ për Andri Vulajn

 “Arrest me burg” ka vendosur gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Andri Vulaj, autor i dyshuar i vrasjes të Ylber Lulit, ngjarje e ndodhur më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Autori i dyshuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në gjykatë dhe as në policinë vendore të Shkodrës rreth ngjarjes së rëndë. E vetmja dëshmi është ajo e avokatit mbrojtës Arbër Raja i cili deklaroi se autori i dyshuar ka dëmtime me thikë në fytyrë, qafë dhe pjesën e krahut në njërën dorë. Pala mbrojtëse i kërkoi prokurorisë që të vlerësojë këto dëmtime që ka autori i dyshuar se përse kanë ardhur dhe nga kanë ardhur. Ndërkohë babai i viktimës Qamil Luli ka deklaruar në dëshminë e tij se ka...