Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, ende asnjë i arrestuar, pista kryesore mbetet hakmarrja
Policia e Mirditës vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Ndërfushaz. Deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen, ndërsa hetuesit vijojnë verifikimet dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.Lexo edhe : Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes, në një histori të vjetër konflikti mes familjeve Bardhi dhe Reçi. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar gëzhoja dhe materiale të tjera, të cilat pritet t’i nënshtrohen ekspertizave për të ndihmuar në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dinamikës së atentatit. Hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo provë të mundshme, ndërsa vijojnë verifikimet në terren dhe marrja në pyetje e personave që...
Burimi:
vizionplus.tv