Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Pas tre dekadash nga një prej ngjarjeve më të bujshme në historinë e muzikës botërore, gjyqi për vrasjen e reperit legjendar Tupac Shakur po i afrohet fundit. Prokurorët dhe avokatët mbrojtës paraqitën këtë të hënë deklaratat e tyre përfundimtare përpara jurisë në Gjykatën e Qarkut Clark në Las Vegas, ku i pandehuri 63-vjeçar Duane “Keffe D” Davis përballet me dënim me burgim të përjetshëm. Davis, një ish-drejtues i bandës South Side Compton Crips, akuzohet për orkestrimin e të shtënave nga makina më 7 shtator 1996, furnizimin me armë dhe ndihmën në kryerjen e vrasjes, ndonëse nuk pretendohet se ai vetë ka tërhequr këmbëzën. Prokuroria: Davis e ka pranuar përgjegjësinë vazhdimisht Zëvendësprokurori i Qarkut, Binu Palal, u kërkoi anëtarëve të jurisë ta shpallin Davisin fajtor për vrasje të...