​Vrasja e Santiago Malkos/ Të akuzuarit ankohen në ILD ndaj trupës së Apelit të Posaçëm

​Vrasja e Santiago Malkos/ Të akuzuarit ankohen në ILD ndaj trupës së Apelit të Posaçëm

Të akuzuarit për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko, i janë drejtuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një ankesë ndaj trupës gjykuese të Apelit të Posaçëm. Përmes avokatëve, Leonard Duka, Oltjon Loga, Fatmira Hyseni dhe të pandehur të tjerë pretendojnë shkelje të rënda procedurale, cenim të paanshmërisë dhe përdorim të standardeve të dyfishta gjatë gjykimit të procedimit penal nr. 177/2019. Sipas mbrojtjes, gjyqtarët Saida Dollani, Iliriana Olldashi dhe Engert Pëllumbi kanë marrë më herët pjesë në gjykimin e bashkëpandehurve të tjerë në të njëjtën dosje dhe janë shprehur më parë lidhur me pozicionin procedural të të pandehurve aktualë. Avokatët pretendojnë se gjyqtarët Olldashi dhe Pëllumbi kanë pranuar më herët ekzistencën e shkaqeve për heqje dorë nga gjykimi. Mbrojtja i referohet...