Vrasja e Egli Progës – Të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar
Në seancën e radhës të gjykimit paraprak e cila zgjati më shumë se dy orë, Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes nga të akuzuarit e tjerë dhe gjykim të shkurtuar. Të njëjtën kërkesë për gjykatën kishin edhe 4 të akuzuarit e tjerë. Gjykata nuk arriti të konkludonte me vendim për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe shtyu seancën për në tetor, ku pritet të vedoset nëse procesi për të akuzuarit e vrasjes së Egli Progës, do të zhvillohet me gjykim të zakonshem apo gjykim të shkurtuar.
Burimi:
syri.net