Vrasja e Artan Myrtajt/ RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Kamëz
artan myrtaj-vendngjarje TIRANË- Forcat Speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa banesa pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime për gazetaren Klodjana Lala, bëjnë me dije se kontrollet janë kryer në periferi të Kamzës, në banesën e Ervis Lamit, i cili dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal që vepron në Sarandë dhe Tiranë. Kontrolle janë ushtruar gjithashtu në banesën e nipit të tij, si edhe në banesën e një personi me të cilin Lami ka lidhje shoqërore. Megjithatë, mësohet se gjatë kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm apo provë që mund të ndihmojë në hetimin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj.
Burimi:
zeri.ai