No Image Available

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë, 13 gëzhoja dhe 20 dëshmitarë në sitën e hetuesve

Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të atentatit. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra. Provat po analizohen nga grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e sulmit dhe mënyrën e veprimit të autorëve. Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit. Dëshmitë e tyre po verifikohen për të evidentuar çdo lëvizje të dyshimtë para dhe pas vrasjes. Një tjetër element i rëndësishëm janë kamerat e sigurisë. Policia ka siguruar pamjet e një pjese të kamerave në qytet, të cilat po analizohen për të gjurmuar lëvizjet e autorëve dhe rrugën...