Vrasja e Artan Myrtajt, ministri Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues në Sarandë
Vrasja e Artan Myrtajt në mes të Sarandës ka sjellë lëvizje të forta në strukturat e policisë lokale. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Sarandës. Po ashtu ka kërkuar ngritjen e një Task-Force të posaçme për hetimin e krimit në qytetin bregdetar. Vendimi është bërë i ditur gjatë një takimi të ministrit të ri të Brendshëm me drejtuesit e policisë në qarqe, ku në qendër të diskutimeve ka qenë atentati i një dite më parë në Sarandë. Demo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtuesve të policisë, duke kërkuar ndryshimin e zinxhirit drejtues në Sarandë dhe krijimin e një strukture të posaçme që do të fokusohet në hetimin e krimeve në këtë zonë. Lëvizja...
Burimi:
gijotina.com