Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të diel në qendër të Prishtinës, në një protestë për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën në Vitomiricë të Pejës. Protestuesit kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi nga institucionet, duke theksuar se viktima kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje, por thirrjet e saj nuk morën përgjigjen e duhur. Një ndër kërkesat kryesore të protestës është dorëheqja ose shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas informacioneve të bëra publike, Arlinda Zekaj kishte kërkuar për muaj të tërë zbatimin e një vendimi gjyqësor. Më 16 tetor, Gjykata Themelore e Pejës kishte urdhëruar kthimin e saj në banesën e përbashkët...