Vrasja e Arlinda Zekajt-Kunati i saj ende në arrati, Policia i gjen në banesë, armë, thika dhe sëpatën e krimit

Vrasja e Arlinda Zekajt-Kunati i saj ende në arrati, Policia i gjen në banesë, armë, thika dhe sëpatën e krimit

Arlinda Zekaj dhe Albert Sylaj KOSOVË-Dy ditë pas ngjarjes sër rëndë që tronditi Pejën, Albert Sylaj, autori dhe kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, ndërsa policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt janë gjetur armë, thika e municione, por asnjë gjurmë nga autori. “Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin e Policisë.  Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se është paraqitur kërkesa për paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt. Jeton Sylaj...