VOTA NUK KA, NON GRATA ESHTE, BERISHA DUHET TA FLEJE MENDJEN, NUK VJEN DOT NE PUSHTET

VOTA NUK KA, NON GRATA ESHTE, BERISHA DUHET TA FLEJE MENDJEN, NUK VJEN DOT NE PUSHTET

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me Sali Berishën në krye, duke e lidhur këtë qëndrim me shpalljen e tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me atë që ai e konsideron mungesë të mbështetjes së mjaftueshme elektorale për opozitën. Ngjela u shpreh se, sipas tij, edhe brenda opozitës ekziston vetëdija se drejtimi aktual i PD-së përbën pengesë për rikthimin në pushtet. Ai argumentoi se Berisha ka interesat e veta politike për të qëndruar në krye të partisë, ndërsa koston, sipas tij, e paguan vetë Partia Demokratike. “I kanë rënë aksionet PD. E dinë ata që me Saliun s’vijnë dot në pushtet. Edhe ai ka interesin e tij. Politika është pasion. Dashuria dhe politika...